zoom

Aktualitet

Durrës/ Dy vite pas tërmetit do të shemben 5 shkolla, 13 të tjera nuk janë hapur

5 shkolla dhe një kopsht në Ishëm, të dëmtuara rëndë nga tërmeti do të shemben për t’u ndërtuar nga fillimi.

Në Durrës, 13 shkolla nuk i hapën dot dyert këtë vit shkollor pasi janë në proces rikonstruksioni ose në pritje të rindërtimit. Nxënësit e tyre e bëjnë mësimin në shkollat pritëse ku procesi po zhvillohet me 4 turne.

Në to mësimi fillon në orën 8.00 dhe mbaron në orën 19:10, ndaj prindër e gjyshër janë të shqetësuar për boshllëqet që po krijon kjo situatë në formimin e fëmijëve.