zoom

Aktualitet

“Duam lekët”! 30 emigrantë mbahen peng në Laprakë

Rrugëtimi sfilitës për një jetë më të mirë, është kthyer në ferr për 30 emigrantë të huaj në Shqipëri. Ata janë privuar nga liria duke u mbajtur peng në një banesë në zonën e Laprakës, që ishte përshtatur si hotel.

Kështu në pranga ranë shtetasit Mentor Kuka 40 vjeç, banues në Tiranë, Muhamed Emin 26 vjeç, banues në Tarablos, Libi, dhe Zakaria Dervish., 27 vjeç, banues në Casablanca, Marok.

Në banesën e shtetasit shqiptarit Mentor Kuka., në katin e parë, të tretë dhe të katërt, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 30 persona të shtetësive të ndryshme, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët mbaheshin në këto dhoma, pa u lejuar të dilnin, duke u marrë mjetet e komunikimit dhe duke i kërcënuar familjarët në vendet e origjinës, për kryerjen e pagesës së transportit të këtyre shtetasve, drejt vendit tonë.

Po kështu janë proceduar penalisht edhe 14 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.