zoom

Aktualitet

“Dua të njom buzët me ujë, por nuk ka”/ Denoncimi pacientit nga spitali Covid: Me japin vetëm një panine

Emisioni “Stop” ka publikuar një tjetër skandal përsa i përket trajtimit të pacientëve me covid në spitalet tona.

Ai thotë, se nuk i kanë dhënë për të ngrënë. Sipas denoncuesit, i cili komunikon me mbesën, stafi e ka ushqyer me një panine gjithë ditën edhe pse duhet të përballojë sëmundjen dhe ilaçet e rënda.

Pacienti: Më japin pak qumësht edhe..

Familjarja: Kaq tërë ditën vetëm një panine dhe një gotë qumësht?

Pacienti: Për ca ilaçe moj, nuk ka doktora, nuk ka doktora, nuk vijnë, nuk ka. Vetëm vijnë këtu nga këto çupa, çuna, të pyet dhe njëherë qysh je dhe ikën nuk duken më. Mua më bie ndonjë pikë ujë të njom buzët, nuk ka. I thashë më çoni tek ai spitali në Sanatorium është më mirë aty, “ik” më tha mua, iki i thashë po me ça, qysh do iki, do më çosh ti atje me ambulancë?

Familjarja: O daja, i thuaj mua po më mbani për të vdekur këtu? Më bëni ilaçe, më bëni kura, ose më hiqni më çoni në shtëpi i thuaj, nuk dua unë të rri më këtu!

Pacienti: I thashë moj, i thashë edhe atë.

Familjarja: Mirë o daja, mos u mërzit, mos u lodh, se do të marr prapë pastaj!

Pacienti: Hajde natën!