zoom

Aktualitet

Drogë drejt Italisë! Prangoset 57-vjeçari nga Lushnja, drejtues i organizatës kriminale

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë. Bëhet fjalë për shtetasin Bujar Agolli, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Ky shtetas duke qenë drejtues i një organizate kriminale ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa nga Holanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.