zoom

Aktualitet

Drogë dhe vrasje! Aksidenti me pasojë vdekjen, kush ishte “Xubi” i Yzberishtit

Fatmir Avdillari, në moshën 45-vjeçare gjeti vdekjen sot në një aksident të ndodhur në zonën e bulevardit të ri “Migjeni” në Yzberisht. Ai humbi jetën për shkak të përplasjes së dy makinave, ndërsa po i jepte motorit të tij në momentin e ngjarjes.

Por Avidllari njihet si personi me rekorde kriminale nga policia. Ai është dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat, Kashar e Yzberisht në vitin 2017.

Ai dyshohej si ishte kapoja i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje.

Avdillari ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi, teksa ka qenë edhe pjesë e bandës së Yzberishtit në vitet 97′ e 98′. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

Fatmir Avdillari së bashkë me të vëllanë Ilirin, por edhe persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

Fatmiri ka qenë dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në 2008. Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Tahiri u vra me një plumb në kokë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Në atë kohë ‘Xubi’ pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave.

Sipas policisë, Fatmir Avdillari ka pasur dyshime se emigranti Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin në Athinë.

Ai ishte ekzekutuar në janar të vitit 2008 në Greqi dhe më pas ishte djegur, në kohën kur vëllai i tij, Fatmir Avdillari ndodhej në burg. Por pavarësisht deklarimeve të Xubit, prokuroria dyshonte se konfliktet e tyre kanë qenë të hershme.

Sapo ka dalë nga burgu, Fatmir Avdillari, i njohur me pseudonimin “Xubi” mblodhi të dhëna për vrasjen e vëllait dhe dyshimet e çuan tek Ardian Tahiri, ndaj të cilit u hakmorr, duke e vrarë. Ndërkohë që pas daljes nga burgu, në 2017 u akuzua për trafik droge.

Ndërkohë që vëllai i Xubit, Ilir Avdillari ka qenë dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.