Aplikacion
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se do të kalonte në kolaps të gjihë sistemin e drejtësisë. Ndërsa gazetari Ferdinad Xhaferri dha më shumë detaje teksa tregoi se bëhet fjalë për dosjen e kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, duke shtuar “flitet për gjyqtar dhe prokuror”.
Biseda në studio:
Lorenc Vangjeli: “Po ju rrëfej diçka që flitet shumë në kafet e Tiranës, por që nuk është përmendur ende. Bëhet fjalë për një dosje gjyqësore, që ka për subjekt personazhe të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare. Ka një vendim gjyqësor, që e konsideron nxjerrje të sekretit hetimor të dhënat e kësaj dosjeje dhe ndalon publikimin e të dhënave, është një dosje me dhjetra faqe. Nëse janë të vërteta ato që qarkullojnë…”.
Ervin Karamuço: “Do ta kalonte në kolaps të gjithë sistemin e drejtësisë, e kemi përmendur, po, po…”.
Lorenc Vangjeli: “Kujton atë që në mitologji quhej një nga trimëritë e Herkulit, kur i thanë Herkulit që duhet të pastronte hauret e mbretit, ishte e pamundur që ta bënte”.
Grida Duma: “Jo jo mos më ço në mitologji tani”.
Lorenc Vangjeli: “Herkuli devijoi lumin dhe e futi në stallë, dhe e çoi pastaj në det”.
Grida Duma: “Çfarë nivelesh prek dosja”?
Lorenc Vangjeli: “Prek nivele drithëruese”.
Ferdinand Dervishi: “Mos gaboj që bëhet fjalë për dosjen e prokurorit të Vlorës, nuk e dimë se çfarë ka brenda ajo dosje, flitet për gjyqtar dhe prokuror…”.
Lorenc Vangjeli: “Bëhet fjalë për personazhe të drejtësisë së re që e kanë kaluar dhe Vetingun. Ne na merr berihaja dhe sulemi të gjithë në një drejtim, dikur në Tiranë kur komunikoje me njerëz të rëndësishëm, të thonin, pse nuk e ke ti këtë aplikacionin që të flasim aty. Edhe për ministra, deputetë, drejtues të lartë të policisë, dhe banditë”.
Grida Duma: “Po ti e kishe atë aplikacionin”.
Lorenc Vangjeli: “Kurrë”!
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore