zoom

Aktualitet

Dramë në Tiranë/ Nëna dhe foshnja vdesin në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku nëna dhe fëmija i porsalindur humbën jetën në spital.

36 vjeçare ndërroi jetë në reanimacionin e QSUT nga hemoliza e gjakut, e lidhur me problemet autoimune.

Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas ë.

Për pasojë, ajo e lindi fëmijën pa shenja jete.

Pas lindjes, gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror.

Për shkak të komplikacioneve, 36-vjeçarja ndërroi jetë pas foshnjes.