zoom

Bota

Doza përforcuese e vaksinave anti-Covid prodhon 32 herë më shumë antitrupa

Doza e tretë e vaksinave kundër koronavirusit siguron mbrojtje të mjaftueshme kundër shtrimit në spital, vdekjes dhe simptomave të rënda për personat e vaksinuar plotësisht. Kjo konfirmon edhe një herë  rezultatet e një studimi më të madh shkencor britanik mbi efektin e dozës së tretë të shtatë vaksinave ( AstraZeneca, Johnson & Johnson, Novavax, Valneva dhe Curevac) shkruan ABC.

 

Të dhënat e studimi britanik u botuan në revistën mjekësorë në The Lancet:

 Personat që morën Pfizer pas dy dozave të para të AstraZeneca,  kishin nivele antitrupash rreth 25 herë më të larta pas një muaji.

Personat që morën dozën e tretë sërish Pfizer pas dy dozave të para zhvilluan 8-fish më shumë antitrupa.

 Moderna dha rezultatet më të larta si dozë përforcuese. Personat që morën dozën e tretë të Moderna pas dy dozave të AstraZeneca, kishin 32 herë më shumë antitrupa.

 Ndërsa personat që morën Moderna pas dy dozave të Pfizer, regjistruan rritje të nivelit të antitrupave deri në 11 herë.

Gjithashtu, sipas shkencëtarëve, gjysma e një doze të tretë të Pfizer rrit nivelet e antitrupave me 17 herë  më shumë tek ata që ishin plotësisht të vaksinuar me AstraZeneca dhe të paktën 6 herë te personat që ishin vaksinuar plotësisht me Pfizer.