zoom

Bota

Doza e tretë e vaksinës edhe në Itali

Italia i bashkohet listës së vendeve që kanë vendosur tashmë disa javë më parë për të ofruar dozën e tretë të vaksinës për shkak të varianti delta, i cili është më ngjitës se të tjerët.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri italian i shëndetësisë  Roberto Speranza .Ashtu siç ishte parashikuar javën e kaluar nga kryeministri Mario Draghi gjatë një konference për shtyp ministri deklaroi se  vendi së shpejti mund t’i bëjë vaksinat të detyrueshme për të gjithë italianët .

Draghi tha se italianët mund të detyrohen të marrin një dozë , sapo Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të japë miratimin e saj për katër vaksina. “Miratimi përfundimtar nga EMA do ta bënte gjithçka më të lehtë,” tha Speranza.

Ministri i administratës publike Renato Brunetta tha se nëse vendi nuk arrin shpejt një nivel vaksinimi midis 80% dhe 90%, qeveria do të miratojë një ligj për të imponuar vaksinën Covid-19 për të gjithë njerëzit që janë kundër tij. Deri në fund të këtij muaji qeveria e kryeministrit italian Draghi pritet  të marrë një vendim.

Italia vetëm në 24 orët e fundit ka  regjistruar 3,361 raste të reja të dhe 52 humbje jete nga koronavirusi. Doza e tretë e vaksinës është autorizuar gjithashtu në Gjermani, Francë dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Statistikave, jetëgjatësia në Itali-e cila renditet e dyta pas vetëm Japonisë për sa i përket pjesës më të madhe të njerëzve të moshuar-ra me 1.2 vjet në vitin 2020 për shkak të Covid-19.