zoom

Sport

Dortmund në negociata me Chelsea-n për yllin e sulmit

Callum Hudson-Odoi mund të përfundojë tek Borussia Dortmundit këtë verë.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, përfaqësuesit e Callum Hudson-Odoi janë në bisedime me Borussia Dortmund për një huazim të mundshëm të tij këtë merkato.

Anglezi 21 vjeçar, i cili ka edhe dy vite kontratë me Blutë e Londrës, i është dhënë leje nga klubi për të bërë një lëvizje të mundshme drejt Stamford Bridge.

Përpos Dortmundit, edhe Juventus dhe dy skuadra të Premier Ligës janë të interesuara për shërbimet e lojtarit. /zoom.al/