zoom

Lajme

LETRA/ Dorëhiqet pas disa javësh Blerina Bala, kryebashkiakja e komanduar e Himarës! Shkak ishte…

Në mënyrë të befasishme dhe pa kaluar as disa javë nga zgjedhja e komanduar e përkohëshme, jep dorëheqjen nga detyra kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës.

Konfirmohet se Blerina Bala e ka dorëzuar dorëheqjen teksa ka dhënë një deklaratë me letrën ku shpjegon edhe motivin konkret, atë personal siç e quan zyrtarja vendore.

Paraprakisht sipas raportimeve të ndryshme, referuar shpjegimit të zyrtares vendore, kjo e fundit ka sqaruar se vendimin e ka marrë “për arsye personale” dhe që “kërkojnë kohën e saj”.

Zgjedhja e Baklës u bë mes debatesh dhe një përplasjeje të fortë në zyrat e bashkisë ditën e votimit, teksa socialistja pasoi Fredi Belerin e burgosur me 2 vite për blerje votash nga GJKKO dhe ish-kryetarin Jortgo Goro që vijonte detyrën edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit 2023 në Himarë.

Ka pasur dyshime se kryeministri Edi Rama preferon Vangjel Tavon si kryetar të komanduar të Himarës, aktualisht prefekt i Vlorës, teksa priten zhvillime të mëtejshme rreth çështjes dhe sqarime zyrtare.

Letra e dorëheqjes:

“Të nderuar anëtar të Këshillit Bashkiak Himarë!

Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të drejtoja Bashkinë Himarë për këtë periudhë aq sa të vështirë dhe të mrekullueshme për mua. Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet që janë paraqitur para meje.

Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë.

Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë. Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë stafit të Bashkisë Himarë, Këshillit Bashkiak Himarë dhe cdo banori të Himarës për mbështetjen dhe për vlerat njerëzore që kemi ndarë gjatë kësaj periudhe.

Përulësisht kërkoj të pranoni mirënjohjen time të sinqertë, për bashkëpunimin dhe për cdo gjë që kemi arritur së bashku.

Me respekt, Blerina Bala”. /ZOOM.AL/