zoom

Slider

Donald Veshaj përsëri në BBVA? Ja komunikimi i tij me producenten e spektaklit

Rikthimi i banorëve të mëparshëm të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka qenë “tradita” e edicionit të dytë të Big Brother VIP.

Këtë herë, rrjeti po flet për një rikthim të një banori shumë special. Postimet e binjakut të famshëm, Donald Veshaj me Sara Hoxhën, një nga producentet e BBVA, kanë lënë hapësirë për të nënkuptuar se Veshaj do të rikthehet aty.

Kështu, në një postim të fundit në Instagram, Sara Hoxha ka uruar Romeo Veshajn për sezonin e ri të “Më Lër të Flas”, ka vënë në pyetje mungesën e Donaldit, duke aluduar se do të futet sërish në shtëpi. Postim i cili ka marrë një përgjigje nga Veshaj: “Ta shohim, prisni edhe pak”.

Gjithsesi, kjo mund të jetë një tjetër strategji për tu përfolur akoma më shumë dhe pa asnjë të vërtetë, dhe sidoqoftë Veshaj dhe Hoxha ia arritën.

Donaldi ishte finalist i edicionit të parë të BBVA, kur u shpall fitues rivali i tij, Ilir Shaqiri.