zoom

Stil

Donald Veshaj largohet nga ekrani? Rinis emisioni i dyshes, por Romeo shfaqet i vetëm në skenë

Në sezonin e e tretë të emisionit “Më lër të flas”, Donald Veshaj nuk do jetë i pranishëm. Kjo u zbulua në promon e prezantuar, ku shihet vetëm Romeo, i cili pranon se do jetë moderatori i vetëm.

”Do të jemi bashkë këtë sezon, sepse ai tjetri fundja vetëm punë prishte. Vetëm me mua Romeo Veshajn, moderator, autor dhe regjisor,”- tha Romeo.

Nga ana tjetër, Donaldi ka shprehur mbështetje ndaj vëllait të tij, por me shaka i thotë se nuk e ka të gjatë.

”Suksese maj bradher, por nuk e ke të gjatë”-shkruan Donaldi në “InstaStory”.

Nuk dihet nëse Donaldi po tërhiqet përfundimisht nga televizioni apo është vetëm një periudhë pushimi. Aktori ka treguar në mediat sociale se po fokusohet te arkitektura dhe interior design-i./ Zoom.al