zoom

Stil

Dominon skenën por kushton! Shuma marramendëse që fiton Beyonce me vetëm 90 minuta koncert

Ylli i muzikës pop Beyonce është ngjitur në skenë për performancën e saj të parë që nga viti 2018 në një hotel privat në Dubai.

41-vjeçarja zhvilloi një koncert prej 90 minutash për hapjen e ‘Atlantis The Royal’, i cilësuar si resorti më ultraluksoz në botë. Beyonce doli përpara një turme prej 1500 personash me një fustan të verdhë me tegela dhe një pelerinë skulpturore me pupla.

Ajo u raportua se ishte paguar 24 milion dollarë për koncertin, ku morën pjesë njerëz të famshëm si Kendall Jenner, Liam Payne, Ronan Keating, Rochelle dhe Marvin Humes dhe redaktori britanik i Vogue Edward Enninful. Beyonce i është përgjigjur së fundmi grupit Right Said Fred pasi ata e akuzuan se kishte përdorur hitin e tyre më të madh në albumin e saj të ri pa leje.