zoom

Bota

Doli pozitive me COVID-19, gruaja izolohet në tualetin e avionit

Një grua që rezultoi pozitive për COVID-19 gjatë një fluturimi u izolua për pesë orë në tualetin e avionit për të mbrojtur pasagjerët e tjerë.

Mësuesja e shkollës së Michiganit, Marisa Fotieo po udhëtonte nga Çikago në Reykjavik, Islandë kur nisi të kishte dhimbje fyti.

Ajo bëri një test të shpejtë, të cilin e kishte me vete dhe brenda pak sekondave, ajo doli pozitive.

Fotieo vendosi për të mbrojtur 150 pasagjerët dhe ekuipazhin e avionit, duke u mbyllur në tualet për pjesën tjetër të udhëtimit.