zoom

Aktualitet

Doli nga rruga me makinë, ndërron jetë një person në Fier

Policia e Fierit ka bërë me dije pak më parë se një person ka ndërruar jetë pasi ka dalë nga rruga teksa ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.