zoom

Aktualitet

Doli forcë e tretë, reagon Arlind Qori: Asnjë parti s’ka qenë kaq e korruptuar sa PS

Kandidati për bashkinë e Tiranës nga Lëvizja Bashkë, Arlind Qori i cili u rendit i treti duke lënë pas kandidatin e PD, Roland Bejko ka falënderuar mbështetësit e tij në përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Ai u shpreh se Tirana dhe Shqipëria kanë sot një mundësi më të madhe rezistence dhe i bëri thirrje që të bashkohen në një përpjekje të përbashkët për të mbrojtur demokracinë në vend.

“Tirana dhe Shqipëria po gdhihen të zymta, me një pushtet që është më i fuqishëm se kurrë. Asnjë parti deri më sot nuk ka qenë kaq e pushtetshme sa Partia Socialiste. Fakti që Erion Veliaj do të jetë përsëri kryetar i bashkisë së Tiranës është një lajm i keq për qytetarët e Tiranës.

Tirana dhe Shqipëria sot kanë një mundësi më të madhe rezistence dhe kanë si pikë mbështetje 13 835 qytetarët e Tiranës që na kanë mbështetur.

I bëj thirrje çdo qytetari dhe grupimi shoqëror që të bashkohet në një përpjekje të përbashkët për të mbrojtur aq pak demokraci sa kemi dhe për të përparuar në terrenin e demokracisë, të drejtave. Për ne dita e zgjedhjeve është pikëmbërritja jo pikënisja”, deklaroi Arlind Qori.