zoom

Bota

Dokumentari VIRUSSIA , ndikimi malinj rus në Ballkanin Perëndimor

RTK ka publikuar para pak ditësh një dokumentar me titllin VIRUSSIA, ku shpjegon ndikimin malinj rus në Ballkanin Perëndimor.

Dokumentari VIRUSSIA, përveçse në RTK, ka zgjuar jehonë edhe në rajon. Ai, përveç Kosovës, u transmetua edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe sipas producentëve ka kërkesa që të transmetohet edhe në shtetet të tjera, jo vetëm rajonale, por edhe më tej.

Në pjesën e parë, nga 4 sa janë total, dokumentari ka folur për aktivitetin e spiunazhit rus në Ballkanin Perëndimor. Në këtë projekt kanë folur liderë, gazetarë, hulumtues e spiunë nga të gjitha vendet e rajonit. Pikërisht, çështja e ndikimit rus, e bën këtë dokumentar projekt në të cilin për herë të parë flasin shqiptarët, serbët, malazezët, boshnjakët e maqedonasit.