zoom

Aktualitet

Do udhëtoni drejt Gjermanisë? Njoftim i rëndësishëm: Çfarë duhet të keni me vete

Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë duhet të jenë të pajisur me:

1. Pasaporten vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

2. Digital PLF Passenger Locator Form: einreiseanmeldung.de

Në rast se nuk jeni të pajisur me çertifikatën e vaksinimit duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresen e shkruar në PLF.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.