zoom

Të gjitha

“Do të më mungojë çdo sekondë me ty”, Morena Taraku humb njeriun e saj të dashur

Morena Taraku është zgjuar këtë mëngjes me një lajm shumë të dhimbshëm, pasi miku i saj i ngushtë, Eronit Sermaxhaj ka ndërruar jetë.

Ajo ka publikuar në InstaStory disa imazhe me të, krahas së cilave nuk kanë munguar dedikimet e sinqerta për të ndjerin.

“Dhe unë do të tregoj ty gjithçka përreth kësaj kur të shoh prapë miku im…Do të më mungojë çdo sekondë me ty, Ero im”, ka shkruar Taraku në InstaStory.

Po ashtu, ajo ndau me ndjekësit një tjetër imazh në rrjetet sociale teksa i jepte një përqafim të ngrohtë mikut të saj.

“Derisa të takohemi përsëri…”, ka shkruar Morena.

Eroniti vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot fatkeqësisht.

Këto ditë duket se nuk kanë qenë të lehta për Morenën pasi edhe para pak ditësh ajo humbi mikun dhe bashkëpunëtorin e saj, reperin grek Mad Clip, i cili ndërroi jetës si pasojë e një aksidenti tragjik.

Ajo publikoi në rrjetet sociale foto të reperit krahas së cilës ka treguar se kanë pasur plane të përbashkëta muzikore për një projekt që fatkeqësisht është lënë përgjysmë.

“Nuk mund ta besoj vëlla. U prehsh në paqe. Kënga jonë mbeti…”, ka shkruar këngëtarja.