zoom

Politikë

Do të largohet nga politika pas humbjes? Përgjigjet Meta

Humbja e thellë që opozita mori në zgjedhje, për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk erdhi prej bashkëpunimit me ish-kryeministrin Sali Berisha, të shpallur non grata, por prej bashkëpunimit që, sipas tij, qeveria ka me krimin.

Për këtë arsye, Meta pyetjes nëse do të largohet nga politika pas humbjes iu përgjigj se do të jetë në krye të partisë së tij për aq kohë sa qytetarët do ta votojnë.

Zgjidhja kurrë nuk është asgjësimi i opozitës së vërtetë pavarësisht nga të gjitha kushtet e terrorit shtetëror që ekzistojnë në forma nga më të ndryshmet ndaj të gjithë qytetarëve. Unë jam këtu deri sa të kem besimin e atyre që më kanë zgjedhur dhe mbështesin nuk ndaloj askënd të sjellë iniciatiava e ndryshime të rëndësishme. Për aq kohë sa do të jem në krye të PL do të jetë ajo që qëndron fort për lirinë demokracinë llogaridhënien interesin publik dhe transparencën”, tha Ilir Meta në një intervistë televizive.