zoom

Politikë

“Do jem kryeministër i të gjithëve”/ Basha u drejtohet socialistëve: Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po tenton të marrë edhe vëmendjen e socialistëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mbrëmjen e sotme, lideri demokrat kishte një thirrje për të gjithë mbështetësit e PS-së, të cilëve u kërkoi votën, me premtimin se do jetë kryeministër i të gjithëve pa dallim.

“Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje. Ne përballemi me të njëjta probleme. Ne të gjithë bashkë kemi një mision, një dëshirë, një aspiratë; ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë. Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë” tha ai.

Lideri demokrat njoftoi se nesër do të ketë një tur të gjatë nga Saranda në Tropojë.

“Jam rrugës për në Sarandë dhe nesër do të nis një tur nga Saranda. Do të vazhdojë nga Jugu në Veri, nga Sarandë në Tropojë. Është diçka që mezi po e pres, do të jetë një ditë shumë e gjatë por do të jetë shumë e bukur” tha ai.