zoom

Politikë

“Do dalësh më në sheshe?”, Meta: Shkoj te kushëriri im në Maliq të pi një gotë raki

Presidenti i vendit, Ilir Meta mbajti ditën e sotme një konferencë me gazetarët ku tregoi nëse do të dilte më në sheshe si në fushatën e kaluar edhe pse s’është më në krye të një partie.

Ai theksoi se nuk vuan të dalë nëpër sheshe, por është në shërbim të popullit, ku përmendi kushëririn e tij në Maliq.

“Meta nuk vuan të dalë nëpër sheshe tani do të detyrohem të dal më shumë në bulevarde se unë shkoj te kushëriri im në Maliq shkoj të pi nga një gotë raki, ai jeton vetëm bashkë me të shoqen e tij. Pasi i shkoj unë për vizitë atij i shkon policia për kontroll banese. Tani unë do të shkoj për shëtitje se atij dua t’i shkojë përsëri policia. Isha për një takim unë, as 50 por 30 vetë ishin, pasi iku presidenti u mor kryetari i shoqatës dhe gjobë 50 milionë lekë. Unë s’kam ça bëj do të shpëtoj popullin nga gjoba. Por nëse e duan Shqipërinë si gjithë Evropa, demokracia fillon mbaron te vota”, theksoi Meta.