Aplikacion
Përmes një postimi në Instagram, Sorosi dekaron se në kontingjentin e parë të qytetarëve afganë, që mbërritën në vendin tonë kishte edhe pjesëtarë të fondacionit “Shoqëria e Hapur”, arsye përse sipas tij, ka ndodhur takimi në fjalë.
Fotot e bashkëbisedimit në Durrës me këta qytetarë afganë i ka publikuar vetë në rrjetet sociale Alex Soros.
“Ditët e kaluara, kam pasur privilegjin të takoj kolegë nga “Open Society Fondations” Afghanistan dhe të tjerë të evakuuar, që janë nxjerrë nga Afganistani dhe ndodhen të sigurt në Shqipëri. Ky grup përfshin gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, nëpunës civilë, artistë dhe familjet e tyre të ngushta”, shkruan Alex Soros.
Ai shihet teksa bisedon me qytetarët afganë, ndërsa nuk ka munguar që të bashkohet edhe në lojërat e fëmijëve, të cilët ndodheshin duke luajtur në ato momente.
View this post on Instagram