zoom

Aktualitet

Ditë zie për artin shqiptar, Covid-19 i merr jetën aktorit Koço Devole

E diela ka filluar me një lajm të zi për artin shqiptar! Ikona e humorit shqiptar, Koço Devole, është ndarë nga jeta sot në moshën 75-vjeçare pasi ndodhej prej ditësh i intubuar në spitalin Infektiv, për shkak se gjendja e tij shëndetësore u rëndua pasi u infektua me Covid.

Aktori fillimisht u negativizua nga Covid dhe doli nga spitali, por u desh të rikthehej me urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore sepse vuante edhe nga leucemia. Kur u shtrua për herë të dytë ai u fut menjëherë në intubim dhe pas disa ditësh në luftë për jetën, ai e ka humbur këtë betejë.