zoom

Slider

Dita nis me diell, por rikthehen reshjet e shiut/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

Përgjatë ditës së sotme Shqipëria do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira të shpeshta në të gjithë territorin.

Herë pas here vranësira do të gjenerojnë edhe reshje shiu në disa zona të vendit.

Në ultësirën perëndimore reshje do të jenë të pakta dhe të izoluara. Ndërsa në zonat Lindore reshjet do të jenë më prezente, ku dhe priten rrebeshe afatshkurtra shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./ Zoom.al