zoom

Ekonomi

Dita Ndërkombëtare e Konsumatorëve, Tabaku: Ekonomi e kapur, konsumator i pakënaqur

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një postimi në rrjetet sociale, në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit, deklaron se në Shqipëri kemi një ekonomi me monopole dhe oligopole.

Sipas saj, një ekonomi e tillë nuk mund të jetë një ekonomi pro konsumatorëve, por një ekonomi pro pakicë që kontrollon tregun në kurriz të cilësisë dhe çmimeve.

Postimi i deputetes demokrate: 

“Një ekonomi me monopole & oligopole nuk mund të jetë një ekonomi pro 🛒 konsumatorëve por një ekonomi pro pakice që 🔐kontrollon, 🛒 tregun në kurriz të cilësisë & çmimeve. Një ekonomi e kapur, një konsumator i pakënaqur!

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit, pyetja për të gjithë është  a janë konsumatorët shqiptarë të mbrojtur? A janë qytetarët shqiptarë të mbrojtur? Përgjigjja për këtë lidhet me situatën e ekonomisë. A është ekonomia shqiptare e fortë? A është ekonomia shqiptare e hapur? A ka konkurrencë? A ka vendosje çmimesh? A ka cilësi? Dhe të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve janë sigurisht jo.

Sot kemi tregje e sektorë të kapur, monopol ose oligopol që vendosin çmimet që përcaktojnë se çfarë do të marrë konsumatori. Nuk ka konkurrencë, nuk ka ekonomi tregu, nuk ka përcaktim çmimesh nga marrëdhënia kërkesë ofertë. A ka sot mbrojtje të konsumatorit nga pikëpamja e cilësisë së produktit?

As kjo nuk ndodh sepse kemi politika taksash që ndikojnë mbi kompanitë, mbi konçensionet,ndikojnë mbi bizneset e mëdhaja që ofrojnë këto shërbime, që nxjerrin nga tregu këto prodhuesit e vegjël që ndikon në kosto dhe cilësi. Si është ekonomia shqiptare ashtu është edhe konsumatori.

Sa më pak e hapur të jetë ekonomia dhe sa më e përqëndruar dhe sa me më shumë ndikim në politika siç ndodh në rastin e Shqipërisë , aq më pak i mbrojtur është konsumatori. Sot konsumatori shqiptar ka çmime të larta, ka produkte me pak cilësi, nuk ka standard europian, nuk ka tregje të hapura e këto të gjitha ndikojnë tek ajo që paguajmë në fund të ditës nga xhepi jonë”. /ZOOM.AL/