zoom

Aktualitet

Dita e Lirisë së Shtypit, OSBE në Tiranë mesazh të fortë qeverisë: E rrezikshme të jesh gazetar

Në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit,prezenca e OSBE në Tiranë, ka dhënë një mesazh ku shprehet se gazetarët janë më të ekspozuar ndaj ngacmimeve.

Deklarata erdhi me anë të një potimi në rrjetet sociale, nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe ajo e Suedisë, Elsa Håstad në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

OSBE u kërkon të gjitha qeverive në botë që të garantojnë sigurinë e gazetarëvë, ndërsa shton se media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci.

“Është e rrezikshme të jesh gazetar sot. Gazetaret janë më të ekspozuar ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Ne punojmë çdo ditë për këtë”, thuhet në postimin e OSBE në Twitter.