zoom

Sport

Disiplina me dorë të hekurt, pezullohet lojtari i Tiranës, “kërcasin” dhe gjobat e majme

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë vendimet e fundit sa i takon të gjitha ngjarjeve sportive në fundjavën që lamë pas, në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.

Vllaznia (100.000 lekë) dhe Kukësi (50.000 lekë) janë gjobitur, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Disiplina pezulloi me 3 ndeshje lojtarin e Tiranës, Albi Doka, me motivin e sjelljeve jo të përshtatshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Nuk ka shpëtuar paq as Erzeni. Këta të fundit, përveç gjobës, do luajnë katër ndeshje pa spektatorë. Arsyeja ka të bëjë me faktin se tifozët shijakas kanë hedhur sende në  fushë dhe është përdorur dhunë ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë.

Vllaznia e Femrave paguan shtrenjtë mos-prezencën në sfidën e dytë ndaj Gramshit dhe nuk do mund të luajë në Kupën e Shqipërisë për këtë edicion, as për tjetrin në vijim. Vendimet e tjera kanë të bëjnë me AF Elbasanin, Teutën U-17 dhe Luftëtarin.

Vendimet:

“KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës në ndeshjen kundër FK Kukësi, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv dhe duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 6/3/b, 17/1/c, 17/2/b, 17/2/f, 17/2/h dhe 35 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë

Lojtari i KF Tirana, Albi Doka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (tre) javë pezullim nga veprimtaritë.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe fyer tifozerinë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i KF Teuta U-17, Samuel Xhafkollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

KF Vllaznia Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kupës së Shqipërisë, kundër KF Gramshi Femra, në bazë të neneve 16/1 të KDE dhe 32/2 të rregullores së aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Luftëtari, Sousa Santos Jersival, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”. /ZOOM.AL/