zoom

Aktualitet

Disa ditë më parë përplasi me makinë çiftin italian, sot relaksohej në plazh! Momenti kur agjentët i vënë prangat 22-vjeçarit në Durrës

22-vjeçari Endri Zaja, i cili ishte shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, teksa bënte plazh. Mësohet se Zaja ndodhej në ‘Sektorin Rinia’ në Durrës e me syze  dielli në kokë dhe pavarësisht se blu e kërkonin, i riu kishte vendosur të relaksohej këtë të shtunë e të merrte disa rreze dielli.

Mirëpo, qetësia e fundjavës i është prishur nga efektivët civilë të cilët e kanë pikasur dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim. Më pas, ata i janë afruar dhe i kanë vënë prangat. I riu është transportuar për në komisariatin e Durrësit, siç shihet dhe në pamjet e publikuara.

I riu dyshohet se ka vjedhur dy markete në pronësi të dy personave, me iniciale V.M., dhe M.M.. Katër ditë më parë ai, teksa drejtonte mjetin tip “Toyota” përplasi një 74 vjeçare italiane dhe bashkëshortin e saj. Gruaja ‘fluturoi në ajër’ bashkë me të shoqin, ndërsa i riu u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Të moshuarit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Zaja do të përballet me drejtësinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)