zoom

Aktualitet

Diplomatja portugeze: Po përpiqemi për një zgjidhje të përbashkët për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Sekretarja e Portugalisë për Çështjet e Europës, Ana Paula Zacarias ka deklaruar në Këshillin e Përgjithshëm për Çështjet e BE se po punohet për një zgjidhje të përbashkët në BE për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Portugalia drejton aktualisht Presidencën e BE, teksa Zacarias thotë se do të vijojë debati për konferencën ndërqeveritare për dy vendet, nëse do të ketë ose jo një të tillë.

Ajo thotë se në qendër të procesit të anëtarësimit është shteti ligjor.

“Ne diskutuam për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, çështjen e anëtarësimit. Por përpiqemi për një zgjidhje të përbashkët, që dy vendet të nisin procesin e anëtarësimit. Çfarë mund të them në këtë pikë, shteti ligjor është në qendër të procesit. Në procesin e angazhimit për afrimin drejt BE.

Kjo është në qendër të metodologjisë së re, ky është thelbësor. Do e marrim në konsideratë kur të analizojmë gjithë procesin. Shpresojmë se do vazhdojmë diskutimet e debatet, për të parë nëse do të kemi konferencë ndërqeveritare për dy vendet. Por në të vërtet më duhet të përforcoj këtë mesazh, që shteti i së drejtës është thelbësor”, tha Zacarias.