zoom

Sport

Dinamo mposht Korabin, Superioja një fitore larg

Dinamo hedh një hap të madh drejt ngjitjes direkt në Superiore. Blutë kryeqytetas triumfuan 1-0 përballë Korabit në sfidën direkte dhe nëse fitojnë me Vorën në javës pasardhëse janë matematikisht në elitë, pasi diferenca me Burrelin e vendit të dytë është katër pikë.

Ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” e vendos goli i Kolgegës në pjesën e parë, por dibranët kanë pretendime për dy penallti, nga një në çdo pjesë. Në takimin tjetër në grupin e kryesuesve Burreli mposhti 3-1 Vorën.

Sa i përket grupit që Lufton për mbijetesë, Erzeni mposhti 2-0 Besëlidhjen, Oriku iu imponua 3-0 Veleçikut, ndërsa Turbina-Lushnja e Grupit B u mbyll pa gola.