Aplikacion
“Mollë sherri” mësohet të jetë bërë pikërisht djali i autorit të ngjarjes, i cili ishte konfliktuar më djemtë e dy vëllezrve Kurtaj, të cilët biologjikisht ishin vëllezër, por njëri prej tyre i birësuar nga familjarë të tjerë, ndaj edhe policia i raportoi si xhaxha e nip.
Për të zgjidhur sherrin mes fëmijëve, autori Altin Kuka mori kallashin dhe shkoi në fshatin Kurjan për “tu sqaruar”. Nuk dihet nëse ai dhe viktimat u konfliktuan me fjalë fillimisht, por rreth orës 14:00 të mesditës, të shtënat e armës së gjatë tronditën fshatin. Sipas Policisë,Gramos dhe Vladimir Kurtaj mbetën të vrarë në vendin e ngjarjes.
Pas kryerjes së krimit, autori u vetëdorëzua ndërsa djali i tij u arrestua pak kohë më vonë në aksin Fier- berat. Për krimin e dyfishtë, Policia ka shoqëruar mbi 10 persona të tjerë për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Banorët e fshatit janë shprehur të trionditur dhe kanë thënë se asnjë arsye nuk do ta justifikonte vrasjen e dyfishtë të bashkëfshatarëve të tyre po nga një tjetër bashkëfshatar.
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia