zoom

Aktualitet

“Dilni jashtë”! Tensione në KZAZ-në e Delvinës, denoncimi i kryetarit: Kanë hyrë persona me…

Numëruesit e Bashkisë Delvinë janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin, duke ndikuar në ngadalësimin e procesit të numërimit.

Diskutimi me tone të larta ka nisur mes komisionerit të KZAZ-së dhe kryetares së bashkisë Delvinë. Shkak për këtë ishte zhurma që bëhej në ambient, pasi në qendrën e numërimit ishin shumë persona.

Sipas kryetarit të KZAZ-së, Petrit Haniti, disa prej tyre kanë hyrë me autorizime false. Ai u bërtiti vëzhguesve dhe u kërkoi të dilnin jashtë.

Në këtë KZAZ janë numëruar 19 kuti, nga 23 të tilla. PS ka arritur të marrë 2206 vota, PD ka marrë 1379 vota dhe LSI ka marrë 484 vota.