zoom

Politikë

“Dilni e votoni”! Soreca u flet shqip shqiptarëve

Në përfundim të takimit me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca foli për përgatitjet e bëra deri tani sa u takon zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ne kemi ardhur këtu për të diskutuar me kryekomisionerin Celibashi, për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Na tregoi për situatën deri më tani. Na foli për përgatitjet për identifikimin elektronik dhe votimin elektronik. Gjithcka është thuajse gati. Një aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë edukimi i votuesve është bërë në mënyrë shumë të mirë, dhe përgëzojmë komisionerin për punën e mirë. Kemi dhënë mbështetjen tonë” u shpreh Soreca ndërsa apeloi shqiptarët të ushtrojnë të drejtën për të votuar.

“Nga tani apelojmë gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë, të ushtrojnë të drejtën e tyre, sepse është e ardhmja e tyre. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme dhe BE po ju ndjek në të 60 bashkitë e Shqipërisë. Ajo cfarë ndodh në Tiranë dhe në Shqipëri, do jetë e rëndësishme për BE, Shqipëria është një vend kandidat. Është e rëndëishsme se çfarë do të ndodhë ditën e dielë në Shqipëri”, theksoi Soreca, ndërsa rezervoi fjalën e fundit për partitë politike.

“Fjala ime e fundit është për partitë politike, për të theksuar atë thirrje që kemi bërë gjithmonë për vëtëpërmbajtje dhe të shmangni gjuhën e urrejtjes gjuhën konlfiktuale. Ndaj dilni e votoni në veçanti të rinjtë” – tha Soreca ndërsa lëshoi apelin në gjuhën shqipe: Ti vendos.