zoom

Të gjitha

Dikush i ka rrëmbyer zemrën Atdheut jashtë “Për’puthen” dhe ai s’e kishte problem të na e tregonte!

Rrugëtimi i tij në “Për’puthen” përfundoi, por emocionet e bukura për Atdheun vazhdojnë edhe jashtë emisionit.

Duket se dikush ka hyrë së fundmi në jetën e ish-konkurrentit dhe i ka rrëmbyer atij zemrën, ndërsa Atdheu s’e kishte problem të na e tregonte të gjithëve.

I ftuar ne emisionin “Shqipëria live”, Atdheu tregoi se ka një vajzë në krah, por ende nuk ka marrë një vendim.

“Mbase kam dikë jashtë. Do ta them kur të marrim një vendim”- u shpreh ai, i cili gjithashtu sqaroi se nuk ishte asnjëra prej konkurrenteve të “Për’puthen”.

Ai na bëri kuriozë të gjithëve për të mësuar identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, mirëpo ai nuk preferoi të japë më shumë detaje për momentin.

Para se të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”, Atdheu zbuloi një ngjarje të fshehtë që ndezi një debat të fortë në studio. Ai tregoi se kishte shkëmbyer një puthje me Antonelën dhe se nuk mund t’i duronte dot më skenarët e saj me Mevlanin dhe Ledjanën. Antonela e pranoi dhe vetë se mes tyre kishte pasur një puthje, që sipas saj Atdheu ja kishte rrëmbyer dhe tha se kishte ndodhur në fillimet e saj në “Për’puthen”.

Debati i madh që u hap në studio pas këtij zbulimi u bë shkak që Atdheu të largohej edhe nga emisioni. Largimi i tij nuk ishte i duhuri, ndërkohë që ai mbeti në “armiqësi” me Antonelën pas daljes nga emisioni. Po ashtu, ish-konkurrenti u pa në shoqërinë e Sindi Locit, teksa të gjithë menduan së fundmi se konkurrentja “u karikua” nga Atdheu për shpërthimet e saj në studio.

Për të gjitha këto, Atdheu ka folur në një intervistë për “Shqipëria Live”, ku tregoi se gjërat s’janë ashtu siç duken.

“Kam kërkuar në 2-3 raste që të largohesha. Në nerva e sipër njeriu ja fut kot ndonjëherë. Aty shkuam me dhuruar dashuri e të gjenim dashurinë e jetës, por jo të bënin ashtu sherresh”, tha Atdheu.

Përsa i përket Sindit, ai tregoi:

“Kisha marrë leje te produksioni që ta dërgoja Sindin në shtëpi, e kam shumë shoqe. Nuk ndikoj te Sindi, nuk është e vogël ajo. Diskutojmë ndonjë skenë që mund të ndodh, por jo të ndikoj tek ajo”.

Por si është puna me Antonelën?

“Sa është pjesë e emisionit nuk dua ta pengoj, por mund edhe t’i shkruaj, që të sqarohemi. Në fund të ditës ajo është femër”, u shpreh ai.

“Për Arsimin, Erin, Andin e parë, Locon. Nuk jam keq me asnjë, edhe me Mevlanin thjesht nuk na kanë pëlqyer disa gjëra, por kaq. Me Anën e parë vijojmë të kemi miqësi. Nuk e di a janë bashkë apo jo me Arsimin, por për të dy kam respekt të veçantë”, përfundoi Atdheu.