zoom

Lajme

Dijonisi momente romantike me Baby G-në

Baby G dhe Dijonisi kanë vijuar me flirtet mes tyre brenda Fermës VIP.

Teksa fermerja ka qenë në dhomën e gjumit duke kënduar dhe kërcyer, Dijonisi e “rrëmbeu” me përqafime dhe e shtriu në krevat. Dyshja ka pasur disa herë momente ngacmimi, por pas rikthimit të Dijonisit duken se janë intensifikuar.

Më herët Dijonisi kishte shfaqur pëlqimin e tij për fermeren Ditea, por kjo e fundit nuk u përfshi.

 

Dijonisi u bë përsëri pjesë e fermës në spektaklin e shkuar teksa u përzgjodh prej publikut si më i preferuari ndër të gjithë ish-fermerët e tjerë të eliminuar prej garës.