zoom

Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Merkel bisedon sot me Albin Kurtin

Kancelarja Merkel do të komunikojë sot me kryeministrin e Kosovës, albin Kurti, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë pasditen e sotme një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë.

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.