zoom

Aktualitet

Dhunë, të shtëna e gaz lotsjellës, policia nis hetimet për incidentet në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pë incicdentet që ndodhën të hënën në veri të Kosovës, gjatë protestës së serbëve në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.

Sipas uniformave blu, protestues, individë dhe grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë”, raporton REL.

Të hënën, gjatë përleshjeve të protestuesve me trupat e KFOR-it në Zveçan, 30 trupa ndërkombëtare u lënduan si dhe dhjetëra protestues.

Sa i përket situatës së sigurisë në veri të martën, policia tha se vazhdon të jetë “e brishtë, por e qetë”.

Qytetarët serbë më 30 maj kanë vazhduar protestat e tyre në tri komunat në veri, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë dhe kanë kërkuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga këto komuna.

“Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.