Aplikacion
Identiteti i saj nuk është zbardhur ende, ndërsa puna për policinë vështirësohet sepse në shtëpinë e marrë me qira prej saj nuk ka gjetur asnjë mjet identifikimi.
E huaja, rreth 30 vjeçe, së bashku me të dashurin e saj, kishin ardhur në Tiranë më 19 shkurt dhe kishin marrë një shtëpi me qira ditore në rrugën “Gjon Buzuku”.
Gruaja ka ishte e mbuluar. Ajo dhe i dashuri i saj flisnin gjuhë gjermane, por dyshohet se janë nga Lindja e Mesme.
Në momentin që kanë kërkuar shtëpinë me qira, pronarja e banesës i ka kërkuar mjetin e identifikimit. Por, fillimisht ata kanë thënë se nuk e kanë me vete.
Më pas, pronarja ka shkuar sërish, por asnjë prej tyre nuk e ka hapur derën. Në këto kushte, ajo ka njoftuar policinë.
Pasi policia është futur, dhoma ka qenë e boshatisur. Dyshohet se i dashuri i saj i ka marrë të gjitha dokumentet, përfshirë edhe të viktimës.