zoom

Bota

Dhjetëra të vrarë! Hidhen 250 raketa, natë luftimesh mes Izraelit e Hamasit

Ka qenë një natë luftimesh midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ku mbi 250 raketa u lëshuan dje drejt shtetit hebre nga Rripi i Gazës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit sulmet vazhduan edhe këtë mëngjes në Ashkelon.

Forcat ajrore izraelite goditën 130 objektiva ushtarake në Gaza. Burimet palestineze raportojnë se mbi 20 persona janë vrarë, përfshirë 9 fëmijë dhe dhjetëra janë plagosur. Incidentet midis demonstruesve palestinezë dhe policisë izraelite ndodhën në Jerusalemin Lindor. Protesta pati edhe në vendet arabe në Izrael.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se Hamasi kishte kaluar vijën e kuqe, duke sulmuar me raketa Jeruzalemin dhe se shteti hebre do të “përgjigjej me forcë”.

“Ne nuk do të tolerojmë sulme në territorin tonë, kryeqytetin tonë, qytetarët tanë dhe ushtarët tanë. Ata që na sulmojnë do të paguajnë një çmim të rëndë”.

Luftimet që filluan dje midis Hamasit dhe Izraelit janë quajtur “Operacioni Ruajtës i Mureve” nga ushtria izraelite. Kjo u raportua nga media lokale sipas së cilës udhëheqësit ushtarakë supozojnë se do të vazhdojë për disa ditë.