zoom

Aktualitet

Dhjetëra adoleshentë ukrainas regjistrohen në ushtri për të luftuar rusët

Dhjetëra të rinj adoleshentë në Ukrainë kanë dalë vullnetar për t’iu bashkuar luftës kundër pushtuesve. Gazetarët e BBC i kanë takuar nga afër këta të rinj.

Ata kanë thënë para kamerave se kanë një ndjenjë të madhe emocioni e patriotizmi, e ishin të gatshëm për t’u future në luftë.

Aty ishin edhe disa burra të moshuar, të cilët dukeshin më të shqetësuar se 18 dhe 19-vjeçarët.
Adoleshentët dukeshin si studentë të nisur për një udhëtim kampingu, me përjashtim të atyre që mbanin pushkë sulmi. Ata thanë se do të bënin vetëm tre ditë stërvitje, por ata tashmë dinin se si të gjuanin dhe të ruanin armët e tyre. Ata janë shfaqur duke mbajtur blloqe betoni për të krijuar prita, si dhe krahas armëve, kishin edhe kokteje molotovi.

Ukraina ka një ushtri profesionale dhe vullnetarët ka shumë të ngjarë të përdoren në role mbështetëse prapa vijës së frontit. Nëse Kievi sulmohet, atëherë gjërat mund të ndryshojnë me vullnetarët që mund të vendosen në vijën e parë krah tyre./zoom.al/