zoom

Politikë

Dhëndri i Berishës skanon pasurinë e Ballës: Miliona në një foto, në ora e bizhuteri

Përmes një postimi në Facebook, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka kaluar “në skaner” pasurinë e Taulant Ballës, duke cituar një pjesë nga deklarata e LSI-së, ku thuhet se ish-kreu i grupit parlamentar socialist ka përdorur motrën dhe kunatën për lëvizjen e parave.

Teksa publikon disa fotografi, Malltezi deklaron vlerën përkatëse të aksesorëve apo rrobave të kushtueshme të Ballës dhe familjarëve të tij.