zoom

Të gjitha

Dhëmbë për dhëmbë! Pas thumbave të saj, Donaldi i kundërpërgjigjet Borës me të njëjtën monedhë

Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Që të dy po e shijojnë mjaft jetën e tyre “single”, të paktën kështu duket nga rrjetet sociale. Së fundmi, Bora publikoi një foto në Instagram, dhe të gjithë e morën mbishkrimin e saj në gjuhën angleze si një thumb drejtuar Donaldit.

“Ajo nuk po kërkonte një kalorës, ajo po kërkonte një shpatë”, shkruhej në postimin e Borës.

Nuk vonoi shumë dhe Donaldi e mori këtë mesazh dhe nisi të kundërpërgjigjej nëpërmjet thumbave.

“Kërkohet një vend pune për një person që gjen quotsa anglisht. Të interesuarit në dm ose Wp”, shkruan ai.

Ndërkohë, në Instagram-in e Borës në postimet e fundit të gjitha janë mbishkrime në anglisht.

Kujtojmë se një prej tyre u bë mjaf virale dhe mori vëmendjen e të gjithëve ishte ai pas deklaratës së Donaldit në një intervistë me të vëllanë.

Në emisionin e fundit të emisionit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

Aktori tha me bindje të plotë se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë rëndësi të veçantë lidhjes me Borën. Po ashtu, i vëllai e pyeti nëse mund të kishte shanse për ndonjë rikthim, pyetje të cilës ai iu përgjigj në mënyrë absolute që jo, madje dhe nëse ajo i lutet.


Këto fjalë ranë në veshin e Bora Zemanit, e cila si rrallëherë ka vendosur që të reagojë në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë foto në “Instagram”, ajo ka shkruar anglisht:

“Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”.

Mesa duket dyshja nuk e kanë ndërmend t’i ndalin thumbat drejtuar njëri-tjetrit.