zoom

Aktualitet

DETAJET/ Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë u kap duke marrë ryshfet

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistja e Prokurimeve, Laureta Sheto.

Sipas burimeve, dy zyrtaret kanë abuzuar me një tender.

Duro, referuar burimeve, është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet shumën prej 4 milionë lekësh.

Sipas SPAK, operacioni është në zhvillim e sipër, duke paralajmëruar edhe për arrestime të tjera.