zoom

Stil

DETAJET/ Olta dhe Luizi do të jenë çift në një film, vjehrra u bën magji

Një projekt tjetër që do t’i bëjë bashkë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, duket se do të jetë një film.

Së fundmi janë zbuluar edhe detaje nga projekti. Moderatori Blendi Salaj ka treguar se Olta dhe Luizi do të kenë rolin e një çifti të dashuruar në film, i cili do të përmbajë intriga, dashuri dhe tradhti.

“Çifti më i madh ose më i rëndësishëm i momentit, mund të mos jetë Luiz-Kiara, por mund të jetë Luiz Olta. Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta. Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”, tha ai.

Olta dhe Luizi ishin kundërshtarë brenda shtëpisë së “Big Brother”, por kanë shumë kimi me njëri-tjetrin, gjë e cila është pranuar publikisht nga të dy.