zoom

Aktualitet

DETAJET/ Ish-deputeti i PS i shpëton atentatit, u qëllua teksa lëvizte me makinë

Ish-deputeti socialist, Armando Prenga i ka shpëtuar një atentati me armë këtë të mërkurë.

Vetë Prenga ka njoftuar Policinë e Kurbinit se një 29-vjeçar kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të automjetit të tij, teksa po lëvizte në Fushë Kuqe.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që policia pas njoftimit, shpalli në kërkim autorin, i identifikuar si Fatbardh Ismaili. Ky i fundit, sipas policisë, është larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip “Benz”.

Nga grupi hetimor nuk është sqaruar ende se çfarë është bërë shkak për këtë konflikt me armë.