zoom

Bota

Detajet e reja, kush u përfshi në eliminimin e gazetarit që tronditi Greqinë

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi që tronditi Greqinë, ku u ekzekutua, gazetari grek i kronikës, George Karaivazpara pranë banesës së tij në Alimos.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, ka dyshime të forta se në eliminimin e gazetarit grek janë të përfshirë tre grupe kriminale. Konkretisht, një prej grupeve ka dhënë urdhrin për vrasjen, grupi që ka kryer vrasjen dhe një tjetër grup që ka ndihmuar autorët të arratisen.

Së fundmi në mediat greke janë publikuar edhe pamjet vetëm pak minuta para vrasjes së gazetarit. Shumë pranë shihet njëri nga dy autorët e përfshirë në ngjarje. Nga pamjet e regjistruara në rrugën Agiou Dimitriou, afër pikës së ekzekutimit, duket një skuter i ngjashëm me atë të vrasësve që po kalon.

Policia bën me dije se deri më tani pista e hetimit është fokusuar në zbulimin dhe identifikimin e tre grupeve të bashkëpuntorëve që kanë marrë pjesë në ekzekutim.

Hetuesit kanë filluar kontrollin e imtësishëm të telefonit, laptopit dhe kompjuteritë të punës për të parë nëse ai kishte marrë kërcënime të mëparshme dhe për të kontrolluar të gjithë itenerarin e tij.

Hetuesit thonë se ndaj tij ishte planifikuar një sulm tjetër, por për arsye ende të panjohura u anulua. Kjo sepse George Karaivaz ishte vonuar në kthimin nga puna.

Një ndër pistat e hetimit është se Oficerët e EL.AS mendojnë se viktima u bë shënjestër e kriminelëve grekë dhe shqiptarë ose personave të tjerë, duke e bërë më të vështirë identifikimin dhe arrestimin e tyre. Por një pistë e tillë hidhet poshtë nga disa për faktin se është tejete e vështirë të merren për shkak të kufizimeve të pandemisë dhe gjithashtu nga fakti se ata kanë lëvizur lirisht në zonën e Alimos, zonën e arratisjes tregon se ata njihnin mirë vendin.