zoom

Aktualitet

Detaje të tmerrshme nga vrasja në Elbasan/ Ish-polici tentoi t’i priste kokën viktimës. U ndalua nga i biri 15-vjeçar

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë në Elbasan, ku një ish-polic vrau me kallashnikov gruan e tij. Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit. Liljana Bozo dhe Koço Bozo ishin në proces divorci, ndërsa dje kishin seancë gjyqësore, por autori nuk ishte paraqitur.

Sipas Bezatit, pasi kishin mbaruar seancën, nëna, shoqëruar nga dy djemtë e saj, më i vogli 15, ishin përballur me Koçon në dalje të gjykatës. Ky i fundit pasi ka debatuar me gruan, ka hapur zjarr ndaj saj, duke e qëlluar me kallashnikov.

Por në një moment duket se arma ishte bllokuar, ndërsa 58-vjeçari, ish-punonjës policie, ka tentuar që t’i presë gruas kokën me thikë, por është ndalur nga i biri.

Mësohet se 15-vjeçari ka marrë armën dhe ka kërcënuar babain e tij, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë kalimtarët, dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur, por dhe një punonjës i sigurisë së gjykatës.