zoom

Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e Bardhok Pllanajt/ Makina e autorëve u vodh para 1 viti në Tiranë, po ekzaminohet celulari i viktimës

Detaje të reja nga ekzekutimi i 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj në Dobraç të Ri në Shkodër, mbrëmjen e së dielës.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga Policia e Shkodrës ka rezultuar se mjeti i përdorur nga autorët në krim, i cili u dogj menjëherë pas ngjarjes, tip “Passat”, me targa FV140MT, është i vjedhur 1 vit më parë në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera nga grupi hetimor, burimet bëjnë me dije se ka rezultuar që autorët i kishin ndërruar targat e këtij mjeti përpara se të kryhej krimi, 50 metër larg banesës së 46-vjeçarit Pllanaj.

Pas vrasjes makina u gjet e djegur brenda së cilës policia gjeti 2 armë zjarri automatikë model 56, 4 krehër dhe 18 gëzhoja. Armatimi i gjetur në makinën e shkrumbuar pritet t’i nënshtrohet ekspertizës në laboratorin e Policisë Shkencore, shpresën e gjetjes së ndonjë prove. Po ashtu, policia është vënë në lëvizje edhe për komunikimet e fundit që mund të ketë kryer Pllanaj para se të ekzekutohej. Po ekzaminohen aparatet e tij celular, ndërsa në fokus janë edhe kompanitë celulare, të cilat pritet të vënë në dispozicion tabulatet telefonike.